“Plagosi veten me thikë teksa lahej”, humb jetën 47-vjeçari spanjoll në Divjakë, ja çfarë deklaroi shoku i tij i dhomës

Ambulanca Naten 2

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë ku në një hotel të Karavastasë një 47-vjeçar nga Spanja ka ndërruar jetë.

Mësohet se shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me thikë dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas shokut të tij të dhomës ai është dëmtuar më thikë gjatë kohës që po lahej në dush.

Sakaq, nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes, ndërsa është shoqëruar në Polici, shoku i dhomës për sqarimin e të gjitha rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Informacion paraprak

Në fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast.

“Plagosi veten me thikë teksa lahej”, humb jetën 47-vjeçari spanjoll në Divjakë, ja çfarë deklaroi shoku i tij i dhomës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook