Shqiptarët ‘heqin’ dorë nga martesa/ “Shteti nuk i ndihmon”, qytetarët rendisin arsyet: Varfëria dhe emigrimi

88878

INSTAT ka publikuar një raport të fundit, ku rezulton se numri i martesave në Shqipëri ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme.

Por cila është arsyeja që të rinjtë çdo herë e më pak po zgjedhin të martohen?

Gazetarja Aurora Golemi ka zhvilluar disa intervista me disa qytetar, të cilët thonë se shkaku kryesor është varfëria dhe pasiguria që të  rinjtë ndjejnë për ndërtimin e një familje, pasi shteti nuk i ndihmon me politika sociale.

Po ashtu si shkak ata shohin edhe emigrimin në masë të të rinjve.

Pjesë nga mendimet e qytetarëve:

-Arsye ekonomie, emigracioni. Zgjedhin të bashkëjetojnë.

-Nuk kanë siguri për jetën ndaj nuk martohen, nuk kanë marrëdhënie pune, nuk kanë një pagë të sigurt. Si do martohet? Ky është shkaku kryesor.

-Emigrimi

-Ndoshta ka lidhje me ekonominë, kanë frikë për ta ndërtuar jetën, për arsye se janë papunë. Politikat sociale këtu janë të tëra mashtrime.

-Varfëria mendoj unë, emigrimi i të rinjve. Shteti duhet të ketë politika sociale që të ndihmojnë familjet e reja.

Shqiptarët ‘heqin’ dorë nga martesa/ “Shteti nuk i ndihmon”, qytetarët rendisin arsyet: Varfëria dhe emigrimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook