Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës së sotme me gazetarët u shkreh se viti 2023 do të jetë padyshim viti i ndryshimeve.
Ai tha se bashkëpunimi me Partinë Demokratike është i shkëlqyer dhe se janë të hapur të bashkëpunojnë me çdo faktor opozitar në interes të ndryshimit të kësaj situate.
“Një gjë është e sigurt, që 2023 do jetë viti i ndryshimit, marrëdhënia me PD është e shkëlqyer dhe koordinimit tona janë të vazhdueshme. Sikurse kemi qenë dhe jemi të hapur të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar në interes të ndryshimit të kësaj situate. Për t’i dhënë fund kapjes së shtetit nga qeveria. Mbi të gjitha opozita do të jetë kudo ku janë qytetarët që kërkojnë ndryshimin dhe janë të vendosur për ta mbrojtur nga ky shtet mafioz që tenton të përjetësojë një klikë”, u shpreh Meta.
Arena e Lajmit