“Shteti i kapur hap vende pune elektorale”, Meta: Administrata është shtuar me aq banorë sa ka Gjirokastra

Whatsapp Image 2023 01 06 At 13.21.57 (1)

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një konference për mediat ka deklaruar se kryeministri Rama u ka dhënë oligarkëve në vend një shifër prej 258 milionë eurosh si “shpërblim për Vitin e Ri”.

Sipas tij në vitin që lamë pas borxhi publik në vend ka kapur shifrën prej 107%, ndërsa shtoi se ka pasur 1 miliardë euro abuzime nga paratë e qytetarëve.

“FMN i kërkoi publikisht qeverisë të bëjë transparencë për fondet e emergjencave . 55% e fondit për investimet gjithë vitin u shpërnda vetëm në muajin dhjetor, duke marrë edhe rreth 20 mln dollarë nga fondi i rezistencës sociale. Në total gati 258 milionë euro për një grusht klientësh të qeverisë si shpërblim për vitin e ri.

Indeksi i korrupsionit ecën paralelisht me atë të varfërisë, falë rilindjes jemi të parët në kontinent për korrupsion dhe varfëri. Thuajse 70% e punonjësve hasin vështirësi në plotësimin e nevojave të tyre mujore. Të dhënat e fundit të INSTAT, japin një shifër alarmante të fryrjes dhe degradimit të administratës, e cila është rritur me 22 mijë veta. Për shkarkimet partiake shteti është detyruar të paguajë më shumë se 108 mln euro për pushimin nga puna të mijëra punonjësve. Rama premtoi një administratë efektive me pak punonjës, por të dhënat tregojnë ndryshe.

Financimi i BE pre 32 milionë euro për administratën publikë ka shkuar dëm, pasi mijëra specialistë të trajnuar janë shkarkuar padrejtësisht. Shteti i kapur hap vende pune elektorale vetëm për të rehatuar patronazhistët, mijëra biznese falimentojnë, 700 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin. Gati 3 qarqe nga vendi kanë kur, administrata është shtuar me aq banorë sa Gjirokastra. viti ku kemi hyrë, i cili është shumë i rëndësishëm, do jetë viti i ndryshimit, në mënyrë që të mos jetë vazhdimi i varfërimit dhe mjerimit. Jemi të bindur se së bashku me opozitën dhe me qytetarët do bëjmë plotësisht të mundur çkapjen e shtetit dhe nisjen  e një ndryshimi të madh”, u shpreh ai.

“Shteti i kapur hap vende pune elektorale”, Meta: Administrata është shtuar me aq banorë sa ka Gjirokastra

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook