Ivan Tonei ishte protagonisti kryesor i sfidës Brentford-Lids që përfundoi 5-2 për vendasit, me sulmuesin anglez që shënoi një tripletë.
Në minutën e 43’, sulmuesi anglez realizoi një supergol nga goditja e dënimit. E veçanta e këtij goli ishte se në murin mbrojtës, ndodheshin 11 lojtarë.
Me një gjuajtje të fuqishme me të djathtën, Tonei mposhti këtë vendosje të kundërshtarëve dhe e çoi topin në trekëndëshin e portës nga ana e portierit, me një gol që padyshim do të jetë një nga më të bukurit të këtij sezoni.
Arena e Lajmit