Anis Mehmeti nuk ka të ndalur! Mesfushori 21-vjeçar është shndërruar në një bomber të vërtetë te skuadra e Ykombes, që militon në League One, teksa me klasin e tij është po i magjeps të gjithë. Shqiptari i cili është pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, realizoi golin e katërt në 7 ndeshjet e kampionatit me fanellën e Ykombes.
Mehmeti, tundi rrjetën në minutën e 39-të, në sfidën ndaj Flitud në transfertë që përfundoi me rezultatin 1-1. Me një lëvizje mjeshtërore nga e majta, shqiptari shmangu bukur 2 kundërshtarë, u fut brenda zonës dhe e dërgoi topin në cepin e portës. 21-vjeçari është aktualisht ylli i skuadrës angleze, teksa të shumta kanë qenë elozhet për të në këtë sezon futbollistik.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit