Ish-mesfushori i Skënderbeut, Agon Elezi, ishte heroi i skuadrës së Varazdinit, në duelin ndaj Goricës, që përfundoi me rezultatin 2-1. Shqiptari i Maqedonisë së Veriut, realizoi dy gola spektakolarë, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.
Elezi fillimisht tundi rrjetën në minutën e 10-të pas asistim të Tekliç, duke zhbllokuar sfidën, ndërsa në minutën e 43-të, rrëmbeu sërish skenën, ku me një gol spektakolar, dyfishoi shifrat. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0.
Varaždin 1-0 Gorica (10′)
🇲🇰Agon Elezi scores his first ⚽️ of the season. What a ball from Tonio Teklić!!!🔥🔥🔥 pic.twitter.com/8Nl9TZtEN9
— Everything About HNL (@AboutHnl) September 3, 2022
Në fragmentin e dytë të lojës, skuadra mike rihapi sfidën me Jurç, në minutën e 61-të, por vetëm kaq. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 74-t, Varazdini, arriti të ruante triumfin. Në këtë duel të vlefshëm për javën e 8-të të elitës së futbollit kroat, ishte titullar edhe Jorgo Pëllumbi, një tjetër ish-futbollist i Skënderbeut, që sezonin e shkuar mbajti veshur fanellën e Kukësit.
Varaždin 2-0 Gorica (43′) 🇲🇰Agon Elezi is playing a game of his life! Brace for the youngster. pic.twitter.com/cceN2j8yjX — Everything About HNL (@AboutHnl) September 3, 2022
Si Pëllumbi ashtu dhe Elezi, janë 2 nga futbollistët më të rëndësishëm të klubit kroat. Me fitoren e sotme, Varazdin, u ngjit në kuotën e 12 pikëve, duke u pozicionuar përkohësisht në vendin e tretë.
Arena e Lajmit