“Jam një trajner i lumtur”, Pioli tregon si mposhti taktikisht Inzagin: Skuadra nuk më çudit, e dija që…

Stefano Pioli është shfaqur shumë i lumtur pas përfundimit të sfidës derbi ndaj Interit, ku Milani i tij triumfoi me shifrat 3-2. Tekniku i kuqezinjve tha pas sfidës së ekipi kishte bërë gjithçka mirë sidomos duke ndjekur udhëzimet taktike me të cilat eliminoi armët e forta të Interit.

pioli

“Kundërshtarët tanë duan të tregojnë se janë superiorë ndaj nesh për shumë arsye. Megjithatë, skuadra më ka pëlqyer shumë. Pastaj u relaksuam pak, kështu rrezikon që t’i lëshosh shumë hapësirë kundërshtarëve. Por  përsërit që djemtë vazhdojnë të më çuditin për dëshirën që kanë për të qëndruar bashkë dhe për t’u përmirësuar. Jam një trajner i lumtur. Ishim të aftë të lexonim ndeshjen. Nuk u sforcuam me zgjedhje të gabuara. Nuk ishte e thjeshtë të dominojmë për 95 minuta por e përballuam ndeshjen me agresivitetin e duhur.

Gati për Champions? Jemi rritur shumë nëpërmjet eksperiencës së grupeve të vitit të kaluar. Liga e Kampioneve pretendon paraqitje niveli të lartë. Sot djemtë ishin të përqendruar te derbi, por megjithatë Salcburgu është një ekip i rrezikshëm. Në Ligën e Kampioneve duhet të jesh i përgatitur, do të bëjmë gjëra të ndryshme në krahasim me sot. Ajo që ka rëndësi është mentaliteti i skuadrës. Sot e kemi pritur Interin pak më shumë, në këtë mënyrë ia dolëm të qëndronim kompakt e nuk i dhamë shumë hapësira.

Kjo do të jetë mënyra e lojës për sezonin? Jo, e dija që do të luanin me dy sulmues të shpejtë. Preferuam që të pritnim, ishim të aftë të kuptonim sulmuesit tanë. Në ndeshjet e ardhshme do të shohim në bazë të kundërshtarëve që kemi përpara. Sot u munduam t’i hiqnim thellësinë dhe ia dolëm.

Leao? Për t’u përmirësuar nevojitet talent dhe inteligjencë. Rafa i ka të dyja. Pastaj i duhet dhënë liria që të gabojë, ne mundohemi gjithmonë që ta vendosim në kushtet më të mira të mundshme. Ai është një armë e rëndësishme për ekipin, ka një mënyrë sjellje që të mashtron, por e di që nuk duhet të kënaqet me kaq. Një djalosh i cili ka lindur me këtë talent, duhet të shohë drejt majave.

Menja? Nëse skuadra më çudit, Majk nuk e bën këtë gjë. Është një person i jashtëzakonshëm. Nëse vitin e kaluar bëmë aq mirë, ishte për shkak se kemi lojtarë me cilësi, Majk është një prej tyre”, theksoi Pioli pas sfidës.

Arena e Lajmit


“Jam një trajner i lumtur”, Pioli tregon si mposhti taktikisht Inzagin: Skuadra nuk më çudit, e dija që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook