“Duke ecur në gjurmët e Olainkës”, Bylisi bën njoftimin e rëndësishëm

Bylisi vjen me strategji të qartë në merkato. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi ballshiot ka bërë me dije se përveç afrimeve të bëra këtë sezon, klubi ka gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratat edhe me kapitenin Trumci si dhe me futbollistët Janku e Maçolli, teksa së shpejti pritet të rinovojë edhe sulmuesi Beji Antoni, me të cili është arritur akordi. Tashmë të gjithë lojtarët janë me kontrata 3-4 vjeçare.

bYLIS

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:

Pas mbylljes se merkatos, ne vijim te projektit dhe strategjise se klubit me lojtaret me perspektive, pas rinovimit me sulmuesin Eridon Qardaku, jane rinovuar kontratat edhe me kapitenin Aleksander Trumci, Stivian Janku dhe Xhoel Macollin.

Se shpejti pritet qe te rinovoje edhe sulmuesi Beji Antoni me te cilin eshte arritur akordi dhe pritet vetem firma e tij.

Te gjithe lojtaret tashme jane me kontrata 3-4 vjecare dhe vazhdon politika e FK BYLIS per te afirmuar lojtare te talentuar vendas dhe te huaj, duke ecur ne gjurmet e Olainkes, Muratajt, Hadrojit, Prekes etj.

Arena e Lajmit


“Duke ecur në gjurmët e Olainkës”, Bylisi bën njoftimin e rëndësishëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook