TIRANË
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se Shqipërisë do t’i duhen 13 vite eksporte për shlyerjen e borxheve.
Meta shkruan se sot borxhi publik është 107% dhe se rritja alarmante ndodh vetëm për shkak të korrupsionit të bandës së rilindjes.
“Në vitin 2013 borxhi publik ka qenë 62.4%, ndërsa sot është 107%. Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin e saj me një vit eksporte, Shqipërisë do t’i duhen 13 vite eksporte për shlyerjen e borxheve. Rritja alarmante e borxhit publik ndodh vetëm për shkak të korrupsionit të pandalshëm të bandës së ‘Rilindjes’”, shkruan Meta.