VIDEO/ Mesi asiston 2 herë për Mbape, PSG-ja argëtohet në kampionat

Kampionati francez duket si një mjet argëtimi për gjigantët e PSG-së që janë dukshëm superiorë ndaj rivalëve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Galtier, mposhti pastër Nantën në transfertë me rezultatin 0-3, teksa protagonistë ishin 2 yjet, Leo Mesi dhe Mbape.

Mbape Mesi

Sfida qëndroi vetëm 17 minuta në baraspeshë, pasi në të 18-tën, pas asistit të Mesit, francezi Mbape tundi rrjetën. Si të mos mjaftonte kjo, në minutën e 24, vendasit mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq Fabios.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërkohë që në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 54-t, Mesi asistoi sërish për Mbapenë që gjeti golin e dytë. Për të vulosur sfidën mendoi futbollisti Mendes në minutën e 68-të. Me këtë fitore PSG-ja u ngjit në kuotën e 16 pikëve, po aq sa Marseja e vendit të dytë.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Mesi asiston 2 herë për Mbape, PSG-ja argëtohet në kampionat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook