VIDEO/ Spektakël i Barcelonës, Leva & CO i japin leksion Sevijas

Barcelonë spektakolare! Katalanasit mposhtën me rezultatin 0-3 Sevijan në transfertë në duelin e vlefshëm për javën e katërt të La Ligës, duke i bërë kështu presion të vazhdueshëm Realit kryesues.

Leva

Skuadra e Ksavit ishte dominuese në të gjitha aspektet, teksa goli i avantazhit do të vinte në minutën e 21-të nga braziliani Rafinja, që zhbllokoi shifrat. Barça nuk u mjaftua me kaq në pjesën e parë ,teksa në të 36-tën, ishte radha e Levandovskit për të dyfishuar.

Pra pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-2, ndërkohë që për t’i vendosur “kapakun” triumfit mendoi Garsia që në minutën e 50-të pas asistim të Kunde, çoi shifrat në 0-3. Vlen të theksohet fakti se Kunde ishte protagonist mbrëmjen e sotme ndaj ish-skuadrës së tij me 2 asiste, pasi dhuroi pasin edhe te goli i dytë i shënuar nga Levandovski.

Sfidën e radhës katalanasit do e luajnë ndaj Kadizit, ndërkohë që Sevija është zhytur në krizë rezultatesh me vetëm 1 pikë në 4 ndeshje.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Spektakël i Barcelonës, Leva & CO i japin leksion Sevijas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook