Napoli rikthehet te fitorja në kampionat pas 2 barazimeve radhazi. Skuadra e Spaletit mposhti me rezultatin 1-2 Lacion në “Olimpiko”, duke i shkaktuar humbjen e parë kryeqytetasve.
Supersfida u zhbllokua shumë shpejt, teksa në minutën e 4-t, Zakanji kaloi në avantazh vendasit pas asistim të Felipe Anderson. Në minutën e 38-të erdhi dhe kundërpërgjigja e napoletanëve që vendosën përkohësisht baraspeshën me anë të mbrojtësit Kim. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.
Ndërkohë që në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 61-të, për golin e fitores mendoi talenti gjeorgjian Kvaratskhelia, që me një gjuajtje potente brenda zonës, tronditi skuadrën e Sarrit.
Pavarësisht përpjekjeve në minutat e mbetura, Lacio nuk arriti të shmangte dot humbjen në shtëpi. Në minutën e 84-t, trajneri Sarri hodhi në fushë edhe Elseid Hysajn. Ndërkohë me këtë fitore Napoli është ngjitur në kuotën e 11 pikëve në 5 ndeshje, duke ndarë përkohësisht vendin e parë me Milanin me kuotë të barabartë pikësh.
Në sfidën e radhës skuadra e Spaletit do të presë Specian në shtëpi, ndërkohë që Lacio do të luajë sërish në “Olimpico” kësaj here ndaj Veronës.
FT: LACIO-NAPOLI 1-2
Zakanji 4’/ Kim 38′, Kvaratskhelia 61′
GOLAT:
Goli i Kvaratskhelias:
Goli i Kim:
Goli i Zakanjit:
FORMACIONET ZYRTARE:
Arena e Lajmit