Masakra në “Don Bosko”, Tonin Vocaj: Është ngritur një grup hetimor! Kemi informacion për persona konkretë, por…

Tonin Vocaj

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj në konferencë për shtyp u pyet lidhur me masakrën e “Don Boskos”. Ai theksoi lidhur me këtë ngjarje të rëndë ku një grua u vra gabimisht , dhe mbetën të plagosur 5 të tjerë është ngritur një grup hetimor dhe se ka informacione për persona konkretë, duke mos dhënë në shumë detaje për shkak të sekretit hetimor.

“Vazhdon të funksionojë një grup hetimor nën drejtimin e prokurorit, i cili do të marrë kohën e nevojshme. Policia ka informacione edhe për persona konkretë të përfshirë në këtë ngjarje, por për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japim detaje, por kur të kemi përparime do ia bëjmë me dije mediave dhe publikut”, tha ai.

 

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 12 mars, në lokalin e Fatjon Muratit ku humbi jetën banakierja Mimoza Paja, si dhe u plagos xhaxhai i Fatjon Muratit dhe 5 persona të tjerë, përfshirë dhe mbesën 10 vjeçe e viktimës që mori plagë në dorë.

Në fshatin Likmetaj ekzekutorët dogjën makinën që përdoren në atentat.

Arena e Lajmit

Masakra në “Don Bosko”, Tonin Vocaj: Është ngritur një grup hetimor! Kemi informacion për persona konkretë, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook