Disfata në javën e parë/ Flamurtari e tepron me të huajt, por ka vetëm 4 mesfushorë në organikë. Ja lista e plotë e vlonjatëve

Flamurtari e nisi në mënyrën më të keqe sezonin në Kategorinë e Parë, teksa u mposht nga Luzi 2008 me përmbysje 1-2, në ndeshjen e zhvilluar në Vlorë.

flamurtari

Skuadra e drejtuar nga trajneri Resuli, vjen me objektiva madhore në këtë sezon, teksa shpërtheu në limitet e merkatos, duke afruar një numër të madh futbollistes të huaj.

FLAMURTARI FORMACIONI

Kuqezinjtë janë bërë si një skuadër shumëkombëshe, pasi në radhët e skuadrës gjen, brazilianë, afrikanë madje edhe arab. Flamurtari e nisi sezonin e ri në Kategorinë e Parë me 11 futbollistë të huaj. Teksa vlen të theksohet se vlonjatët kanë në organikën e tyre vetëm 4 mesfushorë, ndërkohë që pjesa tjetër i përkasin repartiti difensiv dhe atij ofensiv. “Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë të gjitha lëvizjet e bëra në merkato dhe lojtarët e federuar nga klubi kuqezi.

LËVIZJET NË MERKATON E FLAMURTARIT-

Afrime: Ariol Kaloshi, Sokol Neziri, Ronald Disha, Zana Amidou Silue, Juri Merlim dos Santos Karvalho, Silvestër Shkalla, Erik Flores, Mateus Iakovelli, Fernando Armando dos Santos, Jonatan Silva, Mohamed Husain Sulaimani, Fouseni Kamisoko;

Largime: Saugli Alimuçaj, Vangjel Gjipali, Alked Çelhaka, Gersi Diamanti;

LISTA E PLOTË E LOJTARËVE TË FEDERUAR –

PORTIERË

SHPËTIM MOÇKA

ARIOL KALOSHI

DAVID PETOSHATI

MBROJTËS

DITMAR BICAJ

LEJDI LIÇAJ

OLSI GOCAJ

DENIS PJESHKA

MATEO QARRI

SOKOL NEZIRI

RONALD DISHA

SIVESTËR SHKALLA

GERALDO BALLAJ

ZANA AMIDOU SILOU

MOHAMED HUSAIN SULAIMANI

MESFUSHORË

BEHAR RAMADANI

FERNANDO NDREJAJ

JURI MERLIM DOS SANTOS KARVALHO

FERNANDO ARMANDO DOS SANTOS

SULMUES

ANDI RIBAJ

INDIO OLIVIERA

ALBI METANI

ERIK FLORES

MATEUS IAKOVELLI

JONATAN SILVA

FOUSENI KAMISOKO

 

 


Disfata në javën e parë/ Flamurtari e tepron me të huajt, por ka vetëm 4 mesfushorë në organikë. Ja lista e plotë e vlonjatëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook