“Ujërat e kontaminuara të Landifillit të Sharrës përfundojnë në Erzen e Ishëm”, Meta: Përgjegjësit do marrin përgjigjen e merituar më 14 maj

Capture

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka mbështetur shqetësimin në lidhje me kontaminimin e ujërave në Ladfillin e Sharrës, të cilat më pas derdhen në Erzen dhe Ishëm.

Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se kjo është një situatë skandaloze dhe ka paralajmëruar se bashkitë e Tiranës dhe Durrësit do të marrin përgjigjen e merituar pas zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Postimi i plotë:

Solidaritet dhe mbështetje të plotë për shqetësimin e ngritur nga Kryebashkiaku i ardhshëm i Durrësit, z.Igli Cara për Ujërat e kontaminuara të Landfillit të Sharrës, që përfundojnë në Erzen dhe më pas në Gjirin e Ishmit në Durrës.
Ky problem është denoncuar vazhdimisht edhe më parë nga komuniteti i Ishmit dhe Shoqatat Mjedisore.
Kjo situatë skandaloze ku Bashkia e Veliajt grabit qindra milion euro për inceneratorë, që nuk ekzistojnë dhe Bashkia e Durrësit, që shpërdoron miliona euro për të çuar plehrat në Landfillin e Tiranës duke dëmtuar edhe shëndetin e qytetarëve me ndotjen e ujërave të lumenjve, do ta marrin përgjigjen e merituar më 14 maj kur pushteti lokal do t’u kthehet qytetarëve.
Qytetarët janë të parët!

Arena e Lajmit

“Ujërat e kontaminuara të Landifillit të Sharrës përfundojnë në Erzen e Ishëm”, Meta: Përgjegjësit do marrin përgjigjen e merituar më 14 maj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook