VIDEO/ Nuk i zgjati dorën, ja momenti kur Çalhanoglu injoron futbollistin e Milanit

Milani arriti të triumfonte me rezultatin 3-2 ndaj Interit, në derbit që prodhoi emocione të shumta. Ndërkohë një video me protagonist turkun Hakan Çalhanoglu ka bërë xhiron e rrjetit, duke marrë komente të shumta.

calhanoglu-teo-750x430

Para ndeshjes, ish-mesfushori i Milanit, që tani luan për Interin, nuk ia dha dorën ish-bashkëlojtarit të tij, Teo Hernandez. Në video shihet Çalhanoglu, i cili ua jep dorën të gjithë futbollistëve të Milanit, përveç Teos.

Ngelet për t’u sqaruar nëse ky veprim është bërë me vetëdije apo jo nga futbollisti zikaltër. Mbrojtësi i Milanit nuk e ka pritur mirë këtë gjest dhe menjëherë e ka goditur lehtë me shuplakë ps koke. Dy futbollistët kanë shkëmbyer disa fjalë e pë mas ka vazhduar secili në detyrat e veta.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Nuk i zgjati dorën, ja momenti kur Çalhanoglu injoron futbollistin e Milanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook