Situata politike në vend, Fuga: Shqipëria importon mallra e të mira materiale, por eksporton… njerëz, emigrantë

Fugaaa

Situata politike në vend ishte një tjetër temë e prekur sot në emisionin “Kjo Javë” nga pedagogu Artan Fuga.

Ndër të tjera Fuga u shpreh se sheh me shqetësim faktin që prej kohësh tashmë thuajse të gjitha bashkitë e vendit i përkasin partisë në pushtet, duke i dhënë kështu mundësinë që të krijohet një “forcë dhe disa energji politike të pushtetit të cilat sigurisht i japin atij favore, me tendera, punësime, privilegje, privatizime, me të gjitha ato që ka në dorë pushteti lokal”.

Një tjetër shqetësim i profesor Fugës është fakti që në vendin tonë importohen mallra, të mira materiale etj., por ajo që eksportohet janë njerëz, emigrantë.

“Opozita ka bërë disa hapur para në raport me një vit më parë apo gjendjen ku ishte ajo. Në një farë mënyrë PD drejtuar nga Berisha, sigurisht që ka një bazë juridike e cila nuk është përfundimtarë sepse priten vendime të gjyqësorit, është stabilizuar lidershipi, është stabilizuar marrëdhënia e lidershipit me elektoratin, forumet e PD funksionojnë sepse kanë bërë dhe zgjedhje kandidatësh për pushtetin lokal… pra hapa përpara ka.

Cilët janë probleme që unë shikoj? Janë që e bëjnë shumë të vështirë betejën dhe të paparashikuar midis PS dhe PL, dhe PD nga ana tjetër. Problemi i parë është se në momentin kur të gjitha bashkitë,  me përjashtim të Shkodrës, janë prej vitesh  në duart e PS, më duket se kjo ka krijuar një forcë dhe disa energji politike të pushtetit të cilat sigurisht jap atij favore, me tendera, punësime, privilegje, privatizime, me të gjitha ato që ka në dorë pushteti lokal. Ka bashki të mesme të vogla, ku ekonomia është e orientuar rreth bashkisë, që do të thotë që ndikimi i tyre mbi procesin elektoral do jetë i jashtëzakonshëm.

E dyta, ka një pakënaqësi të masës, por nga ana tjetër ka dhe shtresa që kërkojnë ruajtjen e statusquo-në.

E treta është një pjesë e elektoratit që nuk është e angazhuar në politikë që shikon me dyshim dhe pavarësisht që është i pakënaqur nga pushteti, përsëri e shikon me një lloj hezitimi dhe besimi disi shumë të zbehtë politikat opozitare, sepse mendon se do ketë një rotacion por për ne nuk do ndodhë asgjë”, u shpreh ai.

“Ajo që ndodh tek ne është që importojmë mallra, të mira materiale, burime energjetike, dhe eksportojmë njerëz, eksportojmë emigrantë. Ky është modeli, që të ndryshohet ky model, do mundime që mund të jenë disa dekadash”, thotë profesori.

Situata politike në vend, Fuga: Shqipëria importon mallra e të mira materiale, por eksporton… njerëz, emigrantë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook