Vijon aksioni i paligjshëm për t’u futur në ambientet e brendshme të “Prestige Resort”.
IKMT dhe Policia e shtetit tashmë duket se kanë marrë “përforcime” për të hapur dyert nga brenda me trapanë e kaçavide.
Pamjet e siguruara nga operatori i News24 sjellin një panoramë qesharake, ku dy të rinj me kapuçë në kokë tentojnë të hapin dyert, njësoj si “skifterët” që futen për të grabitur.