Kategoria Superiore do të mbyllë javën e tretë me dy sfida interesante ditën e sotme.
Në orën 15:00, në stadiumin “Adush Muça” do të zhvillohet sfida Bylis-Partizani.
Ballshiotët e Arian Bellait vijnë në këtë takim pas dy rezultateve pozitive, fitores ndaj Kastriotit dhe barazimin kundër Teutës.
Ndërsa Partizani i Xhovani Kolelës vjen në këtë duel pas dy fitoreve, ndaj Egnatias dhe Laçit.
Në po të njëjtën orë, në stadiumin e qytetit të Laçit do të luhet ndeshja Laçi-Egnatia.
Kurbinasit e Vukiçeviç vijnë pas një fitore dhe një humbje, respektivisht ndaj Teutës dhe Partizanit.
Ndërsa rrogozhinasit e Edlir Tetovës nuk kanë marrë asnjë pikë deri tani në këtë sezon pasi janë mundur kundër dy ekipeve kryeqytetase, Partizanit dhe Tiranës.
NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –
RENDITJA –
– Arena e Lajmit