Ballshiotët me një ndryshim, Kolela me rreshtim identik si kundër Laçit. Ja formacionet e mundshme në Bylis-Partizani

Partizani zhvillon ditën e sotme ndeshjen e javës së tretë të Kategorisë Superiore ndaj Bylisit, duke nisur nga ora 15:00 në stadiumin “Adush Muça”.

cinari partizani bylisÇast nga një ndeshje përpara dy sezonesh mes Bylisit dhe Partizanit.

Të kuqtë gjatë gjithë javës janë përgatitur me intensitet të plotë, teksa skuadrës i është bashkuar edhe Marçelino Preka, një nga lojtarët më të mirë të ballshiotëve, i transferuar te të kuqtë në këmbim të 60 mijë eurove.

Nga ana tjetër, në Ballsh ka mbërritur portieri Aldo Teqja, i huazuar për një sezon, si pjesë e marrëveshjes për talentin shkodran të mbrojtjes.

Megjithatë, asnjëri prej të dyve nuk pritet të luajë titullar nesër për shkak të kohës së shkurtër si pjesë e skuadrës.

Te Partizani formacioni pritet të jetë identik me atë të ndeshjes me Laçin, ku gjithçka funksionoi në perfeksion.

Buxhelaj pritet të fitojë sërish duelin me Atanaskoskin, ndërsa Da Silva është stërvitur i veçuar për disa ditë, por pritet të jetë gati për nesër dhe të shoqërojë Skukën në sulm.

BYLISI – Edhe te ballshiotët nuk pritet të ketë shumë ndryshime në krahasim me ndeshjet e shkuara. Janku do të zëvendësojë Prekën në mbrojtje, teksa pjesa tjetër e skuadrës do të jetë ajo që luajti në ndeshjen me Teutën, e cila u barazua me shifrat 1-1.

by (1)

par (1)

Arena e Lajmit


Ballshiotët me një ndryshim, Kolela me rreshtim identik si kundër Laçit. Ja formacionet e mundshme në Bylis-Partizani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook