Nisma e Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarakët me kartë përfitimesh sociale në supermarkete, Peleshi: Në SHBA shitësja ngrihet në këmbë dhe e falënderon efektivin

Peleshi Cako

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se gjatë këtij viti, ushtarakët dhe ish ushtarakët do të pajisjen me kartë, të cilën mund ta përdorin në blerje në supermarkete.

Teksa foli për përfitime sociale përmes kësaj karte, Peleshi u shpreh se në SHBA, shitësi i dyqanit ngrihet në këmbë dhe e falënderon “për shërbimin”, ushtarakun që paraqitet për të blerë.

“Ma thonë vetë ushtarakët, u ka bërë shumë përshtypje, kur shkojnë në SHBA, një ushtarak mban kartën e ushtarakut. Shpresojmë ti pajisim edhe ne me një kartë të standardit të NATO-s, ushtarakët dhe ish ushtarakët, kartë e cila ka nga mbrapa përfitime sociale apo përfitime të tjera. Nëse tregon kartën në supermarket, shitësja e supermarketit ngrihet në këmbë dhe i thotë “faleminderit për shërbimin”. Kjo fjali i jep kredo të jashtëzakonshme morale ushtarakëve dhe djali apo vajza e tij do duan të jenë pjesë e ushtrisë amerikane nesër. Këtë duam të arrijmë edhe ne dhe do tu lutesha që të na jepni një dorë edhe ju se jeni shumë të rëndësishëm me ekranet tuaja në ndërtimin e kësaj kredoje morale”, tha Peleshi.

Nisma e Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarakët me kartë përfitimesh sociale në supermarkete, Peleshi: Në SHBA shitësja ngrihet në këmbë dhe e falënderon efektivin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook