FOTO+VIDEO/ 4 shtator 2004, kur Shqipëria gjunjëzonte Greqinë kampione të Europës

Ishte data 4 shtator 2004! 18 vite nga suksesi historik i Kombëtares kuqezi!

Shqipëri-Greqi-2-1-1-470x316

Shqipëria do të startonte fushatën kualifikuese të Botërorit “Gjermani 2006” ku në stadiumin e tejmbushur “Qemal Stafa” do të priste Greqinë, përfaqësuesen e sapo shpallur kampione të Europës në “EURO 2004” në Portugali, duke mposhtur pikërisht këta të fundit.

Kuqezinjtë tanë atë natë korrën një sukses të paharruar, ku gjunjëzuan që në ndeshjen e parë Greqinë, që pasi mori petkun e kampiones së Europës.

1545250918_this

Shqipëria e drejtuar asokohe nga Hans Peter Brigel triumfoi me rezultatin 2-1 me golat e Muratit në minutën e tretë dhe me një eurogol të Aliajt nga goditja e dënimit. Goli i helenëve me Janakopulosin vetëm sa ngushtoi diferencat.

Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë, shqiptarët ishin në dëlir dhe të papëmbajtshëm teksa festimet e tyre i çuan përtej stadiumit, duke mbushur rrugët dhe sheshet e kryeqytetit.

2-470x308

Në Shqipëri kjo ndeshje nuk pati incidente, por në vendin grek një shtetas shqiptar me emrin Gramoz Palushi gjeti vdekjen e menjëhershme në ishullin Zakinthos teksa u sulmua nga një greko-amerikan me një thikë.

Kjo ngjarje ndodhi përshkak se tifozi shqiptar po festonte fitoren historike të Kombëtares kuqezi ndaj Greqisë.

GRAMOZ PALUSHI

GRAMOZ PALUSHI

sh

shq 1

– Arena e Lajmit


FOTO+VIDEO/ 4 shtator 2004, kur Shqipëria gjunjëzonte Greqinë kampione të Europës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook