“Rama e do amnistinë fiskale për zyrtarët e lartë të qeverisë së tij”, sekretari i PD: 10 mld euro të vjedhura në 9 vitet e fundit

Indrit Hoxha

Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD Indrit Hoxha deklaron se 10 mld euro janë grabitur në 9 vitet e fundit nga zyrtarë dhe politikanë me në krye Edi Ramën.

Hoxha thekson se amnistinë fiskale, Rama nuk e ka për shqiptarët e diasporës, por për zyrtarët e lartë të qeverisë së tij.

“Amnistinë fiskale që kërkon me çdo kusht të bëjë Edi Rama, nuk e ka për shqiptarët e diasporës, por për zyrtarët e lartë të qeverisë së tij që po ja u vjedhin paratë pastrueset nëpër shtëpia.

Një tufë zyrtarësh dhe politikanësh me në krye Edi Ramën e kanë grabitur Shqipërinë aq shumë sa sipas raporteve të shërbimeve partnere të pastrimit të parave mendohet të jenë 10 miliardë euro në 9 vitet e fundit”, deklaron Hoxha.

“Rama e do amnistinë fiskale për zyrtarët e lartë të qeverisë së tij”, sekretari i PD: 10 mld euro të vjedhura në 9 vitet e fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook