Incidenti i banorëve me deputetët e PD te rruga “Xhon Belushi”, Veliaj: Kur afron fushata, dalin ‘kllounët’ dhe shpifin

Veliaj4

Partia Demokratike akuzoi dy ditë më parë kreun e Bashkisë së Tiranës se pa penguar deputetët e saj përmes disa patronazhistëve që të bëjnë një deklaratë për mediat në rrugën “Xhon Belushi”.

I pyetur sot në News 24 lidhur me këto akuza, Veliaj tha se Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri kishin shkuar për të bllokuar punimet.

“Është e njëjta zonjë e cila i ka humbur të gjitha betejat me mua për shpifje. Me paratë e gjyqeve ku zonja Vokshi është dënuar si shpifëse profesioniste janë blerë dhjetëra kompjutera për shkollat e Tiranës. Zotëria tjetër, Strazimiri, mbahet mend tërë jetën e tij, edhe kur të dalë në pension, si njeriu që donte të prishte këndin e lodrave të fëmijëve, madje mori edhe pistoletën të protestonte kundër fëmijëve. Ja ku është këndi i lojrave sot! Thirrja për të gjithë qytetarët është: Kujtoni atë shprehjen amerikane: kur vjen cirku në fshat, dalin të gjithë kllounët që ta përshëndesin. Ardhja e fushatës është paksa si cirku në fshat dhe lloj-lloj kllouni, i çdo lloji partie, del që të përshëndesë cirkun dhe shpifin”, u shpreh Veliaj.

Veliaj tha se opozita e ka mendjen te dhuna dhe pengesa e punëve të mira, ashtu siç bëjnë gjithmonë me projektet në Tiranë.

“Dje ka qenë përvjetori i djegies së selisë së PD, ku dhanë shembullin më të rëndomtë të politikës në 30 vitet e fundit, se si një parti është gati të djegë shtëpinë e saj për pushtet dhe për disa vota. Dje ka qenë një përvjetor shumë i vështirë për ta, ndaj është dashur të merren me një rrugë periferike të Tiranës. Zonja e shpjegoi me fjalët e veta: i referohet datës 19 dhjetor. Ne sot kemi mbaruar javën e parë të janarit, jemi në 9 janar. Për të gjithë këto arsye, në 19 dhjetor, ajo që ka parë zonja, kanë qenë projektet e vitit të kaluar, ndërkohë siç ndodh rëndom, në qindra rrugë të Bashkisë, Bashkia ka edhe një ndërmarrje vetë. Kur ne shohim që procedura zgjat përtej arsyes, sidomos në ato rrugë ku Ujësjellësi sapo ka mbaruar të gjithë rrjetin e furnizimit dhe degëzimet, nuk mund ta lëmë rrugën tre muaj. Siç bëjmë rëndom në Bashkinë e Tiranës, për sa kohë që kemi vetë një fabrikë asfalti, vendosëm ta anulojmë atë garë. Është anuluar që javën e kaluar, por kështu është kur nuk ke bërë ndonjëherë ndonjë punë dhe nuk i njeh rregullat e shtetit dhe për sa kohë që ajo garë është anuluar, ka hyrë ndërmarrja e bashkisë për ta mbyllur sepse na duhej një ndërhyrje e menjëhershme, duke qenë se Ujësjellësi tashmë e kishte bërë gjithë punën e vet, dhe nuk mund ta linim rrugën deri në 2-3 muaj, sa vijojnë procedurat. Zonja do ketë shumë punë këtë vit sepse ne do bëjmë qindra rrugë të tilla. Ky do jetë viti i ndërhyrjeve kapilare”, sqaroi Veliaj.

Incidenti i banorëve me deputetët e PD te rruga “Xhon Belushi”, Veliaj: Kur afron fushata, dalin ‘kllounët’ dhe shpifin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook