“Urime Prekës, më pëlqen klubi që…”, Bellai: Kam skuadër me grintë, Bylisi nuk i trembet Partizanit!

Bylisi do të luajë nesër sfidën e javës se tretë të sezonit dhe të dytën në shtëpi, ku përballë është Partizani, një sfidë e cila ka marrë rëndësinë maksimale në kampin ballshiot. Arian Bellai, trajneri i ballshiotëve, në një intervistë për “Panorama Sport”, analizon Partizanin dhe gjendjen e skuadrës së tij. Ai pret që skuadra të përballet denjësisht me “demat e kuq”.

ARIAN BELLAI

Bellai, në radhë është Partizani, si është përgatitur kjo ndeshje nga ana juaj?

Të jem i sinqertë e vlerësojmë dhe e respektojmë skuadrën e Partizanit. I kam porositur dhe këshilluar djemtë që të bëjnë më të mirën e tyre dhe të jenë të përqendruar çdo sekondë në fushë. Të mos harrojmë se jemi një ekip me djem të rinj në përbërje dhe duhet shumë vigjilencë. Unë i vlerësoj çunat, pa dyshim që kemi bërë mirë në dy sfidat e para. Bylisi ka treguar grintën dhe seriozitetin e një skuadre të mirë organizuar dhe që rikthehet me etje në Superiore. Partizani dihet kush është, ata janë pretendentë për titullin, por ne duhet që të tregojmë atë Bylisin, që në fushën e vet lufton për çdo top, luan futboll të bukur, me presing dhe mbi të gjitha, Partizanin ta shikojmë në sy në fushën e lojës.

Pas fitores me Kastriotin dhe pikës në Durrës do të tentojë Bylisi konfirmimin duke qenë se luan në “Adush Muça”?

E thashë edhe më lart, duam që në çdo ndeshje të mos dalin pa gjë, duke parë edhe kundërshtarin dhe duke bërë atë analizën konkrete të Partizanin dhe gjendjen e skuadrës sonë, ne në fushë do të shtrëngoheni dhe do t’u përgjigjemi si të barabartë të kuqve. Kemi marrë 4 pikë, por mund të kishim edhe më shumë. Të shohim përpara me optimizëm. Skuadra ka dëshirë dhe po punohet mirë.

Gjatë javës ka pasur zhvillime. Do të ndikojnë në këtë ndeshje largimi i Prekës dhe afrimet e fundit?

Në radhë të parë i uroj suksese Marçelinos, sepse është një lojtar që me sa mësova këtu në klub, por edhe kam ndjekur, erdhi fëmijë në Ballsh. Punova pak kohë dhe ishte djalë i shkëlqyer dhe futbollist shumë profesionist. Unë i uroj shumë suksese dhe pse jo ta shohim në një kampionat të njohur dhe te Kombëtarja. Janë politikat e klubit dhe më vjen mirë që Bylisi shet lojtarë dhe është kthyer në një trampolinë për talentet. Kemi kontingjent dhe presidenti ka bërë lëvizje. Gjatë javës janë afruar tre lojtarë, është shtuar konkurrenca dhe sigurisht edhe cilësia. Unë si trajner mbështes politikat e klubit dhe gjërat i shoh në rrugë të mbarë.

– Arena e Lajmit


“Urime Prekës, më pëlqen klubi që…”, Bellai: Kam skuadër me grintë, Bylisi nuk i trembet Partizanit!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook