Milani ka arritur të fitojë me përmbysje në derbin ndaj Interit, pasditen e djeshme me rezultatin 3-2 në stadiumin “San Siro”, e vlefshme për javën e 5-të në Serinë A italiane.
Padiskutim heroi i ndeshjes ka qenë portieri i kuqezinjve, Majk Menja, i cili në disa raste ka qenë vendimtar në ndërhyrje duke veçuar dy më të rrezikshmit, ndaj Lautaro Martinezit dhe Hakan Çalhanollusë.
Në fillim ishte rasti i Lautaros në minutën e 70′, i cili pas një krosi në zonë godet me kokë në portë, por gardiani francez me një super refleks ka pritur atë top.
Rasti i dytë që ishte më i pabesueshmi ku dhe tifozët zikaltër refuzuan ta besonin duke vendosur duart në kokë, ishte episodi ku në minutën e 77′, ish-milanisti Hakan Çalhanollu lëshon një “silurë” nga një distancë e konsiderueshme dhe Majk Menja e ka pritur topin në trekëndësh duke evituar një eurogol nga turku i Interit.
Me këtë fitore Milani, ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Napoli i vendit të parë, por me një golavarazh më të mirë se kuqezinjtë e Stefano Piolit.
Ndërsa Interi i Simone Inzagit renditet në vendin e 6-të me 9 pikë të grumbulluara, ku për zikaltërit ishte humbja e dytë në këtë sezon pas 5 ndeshjesh kampionati, pas asaj me Lacion në “Olimpico”.
-RASTI I LAUTARO MARTINEZIT
-RASTI I HAKAN ÇALHANOLLUSË
– Arena e Lajmit