Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar në një postim në rrjetet sociale duke njoftuar se është anuluar tenderi për rrugën “Xhon Belushi”, të cilin e kishin denoncuar më herët.
Ai thotë se ky ishte një tender fiktiv, dhe së bashku me deputeten Albana Vokshi kishin denoncuar bashkinë duke thënë se kishin nisur punimet në këtë rrugë, ende pa përfunduar afati i tenderimit.
“Një fitore për Tiranën! Anulohet tenderi fiktiv për Rr. “Xhon Belushi”.
Kur bëhemi bashkë tërhiqet bashkia. Kur bëhemi bashkë parandalojmë vjedhjen e taksave tona.
Kurdo natën të hidhet asfalt elektoral, unë do të jem atje! Bashkë Tirana! Forca!”, shkruan Këlliçi.