Rekordmen te Bajerni, Nagelsman jep lajmin e keq për talentin francez të bavarezëve

Mathajs Til do të mbetet mend shumë gjatë në memorien e tifozëve të Bajernit, por jo vetëm, pas thyerjes së rekordit si lojtari më i ri që shënon gol më ngjyrat bavareze, ndaj Viktoria Këln, e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Gjermanisë. Por shkëlqimi i rekordit do të zbehej nga dëmtimi i pësuar po në këtë takim.

6456

Rekordi mendoi se do t’i rriste kreditet e talentit francez në pjesëmarrjet me ekipin nga Mynihu, por fati i keq, i ka ndryshuar rrjedhë vazhdimësisë në sfidat e ardhshme. Trajneri Julian Nagelsman në konferencën e zakonshme përpara ndeshjeve, në prag të sfidës ndaj Union Berlin, e vlefshme për raundin e 5 në Bundesligë, gjeti kohën të ndalej edhe mbi gjendjen e 17-vjeçarit, duke saktësuar:

“Kam komunikuar me stafin mjekësor dhe më njoftuan se Til nuk do të jetë i gatshëm ndaj Unionit. Shpresoj që mungesa e tij nuk do të ketë pasoja në formën e talentit, aq më pak, pas një një momenti mbresëlënës. Dëshira mbetet, ta shohim në fushë ndaj Interit, por kjo varet nga gjendja e Mathajs”, përfundoi trajneri bavarez.

Arena e Lajmit


Rekordmen te Bajerni, Nagelsman jep lajmin e keq për talentin francez të bavarezëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook