Dueli ndaj Dinamos, flet trajneri i Orikut: Presioni bie mbi kundërshtarin

Orikun e rezervon një transfertë shumë e vështirë që në start. Të dielën, bregdetarët do të ndeshen në “Selman Stërmasi” me Dinamon pretendente. E megjithatë, Arlind Rustemi i ka marrë masat. Për “Panorama Sport”, trajneri thotë se presioni bie te kundërshtari.

Kridens Meta, Oriku logo

“Dinamo është emër i madh në futbollin shqiptar dhe mendoj se është ekipi më i kompletuar në të gjitha aspektet dhe me kontingjentin që ka, rivalizonte çdo skuadër në Superiore.

Ne jemi koshientë për vështirësinë që ka ndeshja e parë e sezonit, por mendoj që presioni është nga ana e Dinamos. Ata duan të dominojnë kampionatin.

Ne jemi përgatitur për t’u përballur denjësisht dhe të tregojmë që me grupin që kemi të rivalizojmë me çdo kundërshtar, pavarësisht emrit apo fushës ku luajmë.

Patjetër që barazimi është rezultat pozitiv për ne”, shprehet fillimisht numri një i stolit. Teksa ndalet tek objektivat, ai qartëson se do të tentohet mesi i tabelës së klasifikimit.

“Objektivi është të renditemi në mes të tabelës dhe të evitojmë ‘play out’-in. Me grupin aktual dhe me mbështetjen e sportdashësve, si dhe mbështetjen që kemi nga presidenti në plotësimin e kushteve, jam i sigurt që do t’ia dalim mbanë”, përfundon Rustemi.

– Arena e Lajmit


Dueli ndaj Dinamos, flet trajneri i Orikut: Presioni bie mbi kundërshtarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook