“Negociatat Bardhi-Paloka dështuan sepse…”, Ervin Salianji bën parashikimin: Kush do i shërbejë regjimit do të kenë rezultat katastrofik

Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka deklaruar se beson se Sali Berisha mund ta çojë PD në fitore, por përpjekjet e opozitës për bashkim dhe fitore po minohen nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

“Mendoj që, për shkak të keqqeverisjes, për shkak të rënies së besimit të qytetarëve te qeveria, për shkak se kanë treguar se në këto kohë po bëhet një opozitë agresive, nëse arrihet të ketë një proces bashkimi të pjesës tjetër apo të të rinjve, gjasat janë që kjo ta bëjë zotin Berisha fitues.”- pohoi Ervin Salianji në emisionin “Pa Censurë”.

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD beson se ka akoma mundësi bashkimi, pavarësisht përpjekjeve të zotit Basha për dështim përmes kontrollit të Enkelejd Alibeajt.

Pjesë nga biseda në studio:

Ervin Salianji: Negociata Paloka-Bardhi dështuan per shkak se nuk ka interes bashkimi ish kryetari i partisë. Ish kryetari ka interes të qartë që të kthehet prapë, me një parti te vogël dhe të mbajë peng një gjë që nuk i takon.

Elona Meço: Po thoni që zoti Basha ka ndikuar tek zoti Bardhi që të dështojnë negociatat?

Ervin Salianji: Po them që zoti Bardhi mund të ketë patur një përpjekje të sinqertë, por gjithë pjesa tjetër, që luhen dhe levizen fijet nga ish kryetari i partisë, ka bërë të pamundurën që këto të dështojnë dhe kanë dështuar. Nuk e dyshoj sinqeritetin e zotit Bardhi në ato negociata, por jam i bindur që ekziston një projekt që me hile të mbahet sigla nga zoti Basha per t’i shërbyer përçarjes së opozitës. Kushdo që ka ambicie politike, përfshirë dhe zotin Basha, mund të prodhojë një parti të re, por jo duke marrë peng diçka qe nuk i takon. U tregua që ajo nuk eshte partia që i përket atij dhe me makinacione që vijnë nga shërbimi që i bën qeveria për të mbajtur opozitën të perçarë nuk mund të mbahet peng opozita. Për këtë arsye ne duhet të gjejmë një zgjidhje.

Elona Meço: Po thoni që zoti Alibeaj drejtohet nga zoti Basha?

Ervin Salianji: Absolutisht po.

Ervin Salianji beson se pjesa që mbështet Bashën dhe Alibeajn do të kenë një rezultat, të cilin ai e quan katastrofik. “Pavarësisht se shumë prej kandidatëve janë të nderuar dhe duhet të bëheshin pjesë e një procesi gjithëpërfshirës për të kandiduar në PD, vetëm se do të duken si përkrahes të Bashës do të marrin rezultat katastrofisht të dobët në zgjedhje. Mendoj se marrin më pak se 5 %. Nëse mbahet me makinacion sigla e PD dhe dilet në nivelet 5%, është më shumë sesa katastrofë. Të marrësh një gjë peng, ta uzurpsh, të kesh mbështetjen e qeverisë dhe të marrësh 5%, do të thotë që ata që hyjnë në garë, hyjnë për të dëmtuar kandidatin që ka më shumë peshë. Është qartësisht një levizje për të dëmtuar kandidatët e opozotës dhe për t’i sherbyer regjimit. Nëse i sherbehet regjimit nuk jemi në kushtet për t’i kërkuar përgjegjësi pjesës tjetër në PD, por në kushtet kur opozita duhet të mbijetojë përballë një regjimi që mban peng edhe siglën e PD-së”- u shpreh Ervin Salianji në emisionin “Pa Censurë”.

“Negociatat Bardhi-Paloka dështuan sepse…”, Ervin Salianji bën parashikimin: Kush do i shërbejë regjimit do të kenë rezultat katastrofik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook