“Zgjedhjet e 14 majit do shënojnë ndryshimin”, Meta: Opozita takohet çdo ditë, bashkë për të rrëzuar Ramën

Ilir Meta 5

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se opozita po bashkëpunon për të rrëzuar Ramën, ndërsa u shpreh optimist për rezultatet në zgjedhjet e 14 majit.

Në një intervistë për Report Tv Meta tha se me përfaqësues të opozitës takohen në mënyrë të vazhdueshme.

“Takohemi në mënyrë të vazhdueshme, jo vetëm me drejtues të opozitës. Me drejtues dhe përfaqësues të grupeve të interesit por edhe me qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Pritet një uragan drejt kutive të votimit, për të shënuar ndryshimet që do t’i japin fund shpopullit dhe korrupsionit rilindës që e kanë bërë vendin tonë më të varfrin në rajon. Uragani do të vijë çdo ditë përmes protestave dhe pa asnjë diskutim përmes votimit. Detyrë e çdo qytetari që të ndalojë shpopullimin dhe të realizojë ndryshimin më 14 maj por pse jo edhe më para nëse do të jetë nevoja.”, theksoi ai. Duke u ndalur te protestat, Meta tha se: Ju nuk keni qenë i vëmendshëm për protestat, që kanë qenë të vazhdueshme, konkrete por edhe faktike. Siç ka qenë ajo protestë e veçantë në skenën e krimit më makabër të korrupsionit siç ishte ajo në Sharrë. Pastaj edhe të gjitha protestat e tjera”.

“Zgjedhjet e 14 majit do shënojnë ndryshimin”, Meta: Opozita takohet çdo ditë, bashkë për të rrëzuar Ramën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook