Dinamo ka triumfuar në javën hapëse të Kategorisë së Parë duke mposhtur Orikun me rezultatin 2-0
Ishte Lilaj ai i cili zhbllokoi sfidën me një gol në minutën e 35-të dhe më pas Marku ai që siguroi më pas tre pikëshin dhe rezultatin final me golin në minutën e 54-të.
Dinamo e nis kështu me një fitore pas në Kategorinë e Parë ku objektiv është rikthimi në Superiore.
Dinamo-Oriku 2-0
Lilaj 35′, Marku 54′
FORMACIONET ZYRTARE –
DINAMO –Simoni; Fetaj, Imami, Dikson, Allmuça; Lilaj, Daja, Ymeri, Denison; Danaj, T. Marku. Trajner: Nevil Dede.
ORIKU – Muho, Malko, Deliaj, Moqi, Zholi, Seferaj, Kasaj, Dalanaj, Cukvuma, Barbosa, Sinaj. Trajner:Arlind Rustemi.
ARBITRAT E NDESHJES –
Arbitër kryesor –Emanuela Rusta (Elbasan)
Asistent i parë –Enea Gjoni (Elbasan)
Asistent i dytë –Rexhep Muzhaqi (Elbasan)
Arbitër i katërt – Erjon Bylykbashi (Elbasan)
Arena e Lajmit