Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Tiranë takim me drejtuesit e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Gazetari Ergys Gjençaj në një raportim për News24 ka zbuluar detaje nga takimi, që nga pjesëmarrësit e deri tek temat e diskutimit.
“Takimi është thirrur nga kryeministri Rama me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Pjesëmarrës në takim janë Ali Ahmeti i BDI, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët.
Bilal Kasami i Besës ka refuzuar kërkesën për takim, për shkak të betejës së brendshme politike që partia e tij ka me BDI të Ali Ahmetit. Takimi fokusohet tek situata politike e brendshme në Maqedoninë e Veriut, rolin e partive shqiptare në këtë arenë, në këtë situatë ngërçi në Maqedoni kur Parlamenti duhet të bëjë disa ndryshime kushtetuese që lidhe me ecurinë e procesit të integrimit europian, me vijimin e negociatave për anëtarësim. Më 19 korrik të 2022 kur u hapën negociatat për vendin tonë, negociatat u hapësh edhe për RMV, por me një kusht nga Bullgaria që kërkon ndryshime kushtetuese ku duhet të parashikohen ekzistenca e minoritetetit bullgar dhe njohja e gjuhës bullgare si gjuhë zyrtare në RMV”, tha ai.
Arena e Lajmit