Aksidenti me pasojë vdekje në aksin Lezhë-Shkodër, pamjet nga vendngjarja, shihni makinën e përmbysur në anë të rrugës (VIDEO)

Screenshot 13

Pamjet që shihni vijnë nga aksidenti në superstradën Shkodër-Lezhë, ku pak më parë u regjistrua një aksident me pasojë vdekjen e një 73-vjeçari.

Në pamjet e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetari Elidon Ndreka, shihet se si ekipet e shpëtimit ndodhen në makinën e përmbysur në anë të rrugës. Kujtojmë se policia konfirmoi zyrtarisht se 20-vjeçarja F. B., ka humbur kontrollin e mjetit tip “Renalut” dhe për pasojë ka dalë në anë të rrugës.

Nga përplasja, për fat të keq, ka humbur jetën 73-vjeçari I. K., pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës tre pasagjerët A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B. 19 vjeçe.

Grupi hetimor ndërkohë vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Aksidenti me pasojë vdekje në aksin Lezhë-Shkodër, pamjet nga vendngjarja, shihni makinën e përmbysur në anë të rrugës (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook