“Përballja finale me Ramën”, Berisha: Do jetë disfatë për të! Ai do përgjigjet për…

Berishaaa

Kryetari i opozitës, Sali Berisha foli për përballjen finale elektorale me Edi Ramën. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se Rama do pësojë disfatë dhe do të japë llogari për të gjitha pasojat e keqqeverisjes dhe ato që u ka shkaktuar shqiptarëve.

“Pas 32 vitesh, jam në politikë pasi kam dhënë 3 ose 4 herë dorëheqjen. Edi Rama nuk ka dhënë asnjë dorëheqje. Kaq. Pasi kam respektuar votën e lirë 3-4 herë, Rama nuk e ka respektuar asnjëherë. Mos krahasoni të pakrahasueshmen. Edi Rama është burim fatkeqësie për këtë komb, vend, kurse ai që respekton rregullat ai ndjek rrjedhën e demokracisë. Asnjë lloj krahasim nuk mund të bëhet mes atij që me kod moral jep dorëheqjen kur nuk e votojnë, atij që rikthen në mënyrën më të fuqishme votën në partinë e tij, me atë që zhduke votën në partinë e tij. Me atë që nuk pranon të votohet ndonjëherë, me atë që nuk pranon që qytetarët e tij të votojnë. Pra po ti marrim kështu kemi të bëjmë më një autokrat, që nuk njeh konceptet elementare të demokracisë dhe një demokrat që lufton për këto parime. Kaq është e gjithë historia këtu.

“Askund tjetër nuk mund ta vendosësh këtë”, tha Berisha. Një përballje finale, do të ketë një disfatë finale të Edi Ramës dhe ai do të përgjigjet për të gjitha këto që u ka bërë shqiptarëve”, shtoi më tej.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook