Rodrigo Palasio nuk di të ndalet as në moshën 40-vjeçare!
Ish-sulmuesi i Interit, njëkohësisht nënkampioni i Botës me Argjentinën në Botërorin e Brazilit në vitin 2014, është gati të startojë një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.
Sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com”, argjentinasi mund të firmosë me skuadrën e Imperia, e cila militon në kategoritë amatore në Itali.
Aktualisht, Palasio është një futbollist i lirë pas mbylljes së aventurës me Breshian në Serinë B.
Në 10 vite distancë nga largimi i tij nga Xhenova, sulmuesi argjentinas mund të rikthehet sërish në Liguria, por me skuadrën e Imperia në kategoritë inferiore.
Përveç Interit dhe Xhenoas, Rodrigo Palasio ka mbajtur veshur gjithashtu edhe fanellat e Bolonjës, Boka Zhuniorsit, Banfilld, Hurakan TA dhe Bela Vistas.
– Arena e Lajmit
