Taulant Marku e nisi me gol kampionatin. Sulmuesi pukjan, titullar në ofensivën blu, bashkë me Denisonin, shënoi golin e sigurisë për Dinamon. Pas ndeshjes, për “Panorama Sport” ai u shpreh i lumtur më shumë për fitoren.
“Është kënaqësi kur e nis me fitore garën. Çdo ndeshje është e vështirë, dhe e rëndësishme është që të marrim tri pikët, sidomos në fillim të kampionatit.
Goli është kënaqësi tjetër, por kryesorja është fitorja.
Dinamo është ekip me kualitet, të jep mundësinë të dalësh më shpesh para portës kundërshtare dhe të shënosh më shumë.
Shpresoj të shkojë çdo gjë ashtu si duhet.
Sulmi? Denisoni është një lojtar shumë i mirë, është kënaqësi të luash me të, por edhe me lojtarë të tjerë, si: Ymeri, Danaj, Lilaj e të tjerë.
Kemi një skuadër shumë të mirë dhe për mua është kënaqësi të jem pjesë e saj.
Me Skënderbeun do të jetë një ndeshje e vështirë, ndaj një rivali direkt, por besoj se do të bëjmë më të mirën”, theksoi Marku.
Arena e Lajmit