EMRI/ Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, ndalohet 36-vjeçari në Pogradec

Policia

Policia e Pogradecit ka ndaluar shtetasin në kërkim Bledi Sinanllari, 36 vjeç, pasi në muajin gusht 2022, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, me një të mitur.

Sakaq, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin Elis Shkoza, 27 vjeç, banues në Ersekë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës dhe dhunës në familje).

Shtetasi i mësipërm, ka kundërshtuar dhe ka kanosur punonjësin e policisë në ambientin e Komisariatit të Policisë Kolonjë, ku ndodhej i shoqëruar pas një konflikti familjar, si dhe ka tentuar të largohet nga këto ambiente, por më pas është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

EMRI/ Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, ndalohet 36-vjeçari në Pogradec

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook