Vranë policin malazez, dënohen me nga 40 vite burg nëna me 2 djemtë shqiptarë më Podgoricë

800 0 Foto12 1

Dënohen tre shtetas shqiptarë për vrasjen gjakftohtë të një polici që tronditi Malin e Zi në vitin 2015.

Luan, Nure dhe Lulzim Hasanaj, nëna me dy djemtë u dënuan me nga 40 vjet burg nga Gjykata e Lartë e Podgoricës për vrasjen e policit Milutin Lekovic. Të tre akuzoheshin për vrasje në bashkëpunim, pavarësisht se këmbëzën e tërhoqi vetëm 43-vjeçari Luan Hasanaj.

Lekovic u vra më 15 dhjetor 2019, teksa kishte ndaluar për kontroll mjetin me të cilin udhëtonin nëna shqiptare me dy djemtë. Ata nuk kishin dokumente dhe po tentonin të kalonin në Kroaci në vendin e quajtur Fusha e Sutorinit.

Oficeri iu ka kërkuar dokumentet, por ata nuk i kanë pasur dhe kanë debatuar. Në momentin që po debatonin, Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese të cilën e mbante në dorë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë 41-vjeçarin Millutin Lekoviç.

Efektivi u dërgua në spitalin e Risanit, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë autori u arratis bashkë me të ëmën dhe të vëllanë. Vetëm disa kilometra larg vendit të krimit, Luan Hasanaj së bashku me Lulëzim Hasanaj dhe Nure Hasanaj u ndaluan nga policia malazeze, me të cilët patën edhe shkëmbim zjarri. Nga të shtënat me armë, vetë autori përfundoi i plagosur në dorë.

Vranë policin malazez, dënohen me nga 40 vite burg nëna me 2 djemtë shqiptarë më Podgoricë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook