Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me denoncimet e tij të forta, duke pohuar se drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është kampione e vjedhjeve në historinë e këtij vendi.
Duke u ndalur te arrestimi për drogë i Erisa Feros, theksoi se kjo e fundit ndatë paratë e drogës me drejtoreshën.
“Ju garantoj juve se gjithçka do i nënshtrohet një kontrolli të rreptë opozitar. Ky është vetëm një episod. Ju do njiheni me të tjera episode glamuroze vjedhjesh, jashtë çdo imagjinate. Skandal tjetër madhor, Erisa Fero, një kapobandë e vërtetë. Drejtoreshe e kujt? E Mirlindës së mistershme. Mirëlinda e mistershme është drejtoreshë e AKSHI-t, një nga kampionet kryesore si hajdute në historinë e këtij shtetit.
Ajo është autore e 250 e ca prokurimeve publike sekrete. Mirëlinda e AKSHIT-e Edi Ramës është autore e shpenzimeve për mbrojtjen e dhjerta rrjeteve dixhitale. Erisa bëhet drejtoreshë te Mirëlinda për faktin e vetëm se ndan me të paratë e drogës. Nuk kishte asnjë meritë Erisa, as formim për të qenë drejtoreshë në AKSH. Ky pra është shtet i kalbur. Seriali i vjedhjeve nuk ka fund.”, tha Berisha.
Arena e Lajmit