Tomas Myler u shfaq i zhgënjyer pas barazimit në xhiron e 5-të të Bundesligës përballë Union Berlin, e përfunduar me shifrat 1-1. Por nga krahu tjetër, 32-vjeçari do të përgëzonte vendasit për paraqitjet e zhvilluara ndaj ekipit bavarez, madje duke pohuar se nga tani ai do të jetë një tifozë i tyre:
“Më vjen keq për barazimin ndaj Unionit, mund të kishim bërë më mirë. Ajo çka më befasoi më shumë, ishte mënyra se si ata e interpretuan lojën, duke u shkrirë në një trup të vetëm. I vlerësoj për paraqitjen e treguar, sinqerisht më befasuan aq sa më kthyen tifoz të tyre. Të tregohesh i duruar dhe të sulmosh atëherë kur kundërshtari nuk ndodhet në momentet më të mira, kërkon strategji, por edhe lojtarë që ta realizojnë detyrën ashtu siç duhet. Unioni ndaj nesh besoi dhe realizoi me sukses”.
Myler u detyruan të jepte “llogari” edhe mbi situatën e nisjes së ndeshjes nga stoli: “Nuk besoj se dikush që dashuron futbollin nuk ka dëshirë të luajë nga minuta e parë”, përfundoi 32-vjeçari.
Arena e Lajmit