Moviola e Laçi-Egnatia/ Rrogozhinasve u hiqet një gol me të drejtë, VAR-it i duhen 4 minuta për të dhënë vendimin (VIDEO)

Gjykimi i ndeshjes Laçi-Egnatia i ishte besuar arbitrit të ri nga Patosi, Olsion Yzeiraj, ndërsa në dhomën e VAR-it ishin Kreshnik Cjapi dhe Orlando Kuka. Rasti i vetëm për moviolë në këtë takim ka të bëjë me golin e dytë të Egnatias që u anulua nga VAR-i.

bandicam 2022-09-04 16-34-16-092

MINUTA 72: Musta vepron bukur nga e majta e sulmit dhe në fund lëshon një asist në qendër për Delarzh, i cili me qetësi shënon golin e dytë.

Por goli nuk e kalon provën e certifikimit në VAR dhe pas katër minutash anulohet për pozicion jashtë loje të Mustës kur u shërbye nga Xhekson.

Pamjet nuk janë shumë të qarta, por nga përsëritja dhe skema grafike e paraqitur pas kontrollit del se VAR-i ka vepruar drejt.

Arena e Lajmit


Moviola e Laçi-Egnatia/ Rrogozhinasve u hiqet një gol me të drejtë, VAR-it i duhen 4 minuta për të dhënë vendimin (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook