Teqja debuton si “ballshiot”, Kolela tërbohet me Matondon. Njihuni me pikantet e Bylis-Partizani

Festë e “demave” me “Ultras Guerrils” në fund, rreth 500 tifozë të pranishëm dhe disa lojtarë që sfidonin të shkuarën. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme në stadiumin “Adush Muça”.

34543

*Pronarët e Bylisit, Besnik dhe Agron Kapllanaj, në krah të homologut te Partizani, Gazment Demit. Në tribunën VIP ishte edhe ish-trajneri Migjen Skënderaj dhe Elton Marini, drejtori sportiv i të kuqve.

*Brenda 20 minutash, dy topa të ndeshjes përfundojnë të flakur nga lojtarët përtej rrethimit të stadiumit “Adush Muça”. Në një moment duhen disa sekonda për të gjetur një top.

*Matondo dëmtohet dhe lë fushën e lojës. Partizanit i duhet ta luajë shtesën me 10 lojtarë. Bitri i kërkon llogari stolit për arsyen e moskryerjes së zëvendësimit, pa e ditur se Partizani i ka konsumuar të tria hapësirat e zëvendësimeve. Nga ana tjetër, Kolela “tërbohet” me kongolezin për shkak se ai është i dyzuar nëse mund të luajë. “Mund të luash apo jo se po më prish skemat”, iu drejtua trajneri me një ton agresiv. Më pas, Murataj iu drejtua Matondos: “Hajde hyr, dy minuta kanë mbetur, sakrifiko”. Gjithsesi, Matondo nuk ia doli.

3453

*Ndryshe nga dy sfidat e para, sulmuesi kryesor i Bylisit, Antoni Beji, e nis nga stoli. Në Ballsh e arsyetojnë si vendim teknik, por me shumë mundësi kjo lëvizje ka ardhur për shkak të çështjes së rinovimit të munguar të kontratës.

*Në minutën e dytë, kur Skuka është shkëputur nga e majta, ka protesta në stol dhe në tribunat e vendësve, që kërkonin pozicion jashtë loje të sulmuesit të kuq.

* Aldo Teqja dhe Bleart Kastrati janë dy debutimet e ndeshjes së djeshme, të dy në anën e Bylisit. Siç dihet, Teqja vjen nga Partizani.

*Duartrokitje, por edhe ngacmime nga tifozët në tribunë, sidomos për Muratajn e Hadrojin.

5345

*Dy afrimet e Bylisit, mbrojtësi Riste Karakamishev dhe sulmuesi Çarls Atshimene, e kanë ndjekur sfidën nga tribuna e stadiumit të Ballshit, “Adush Muça”.

*Murataj, Hadroji dhe Preka janë ish-ët e Bylisit, që kanë qenë pjesë e mallakastriotëve, ku dhe u pikasën si talente, ndërsa nga Bylisi Aleksandër Damçevski ka qenë një sezon më parë pjesë e të kuqve. Aldo Teqja, ish-gardiani i të kuqve, një javë më parë e nisi nga stoli dhe zëvendësoi Haremin, që u dëmtua gjatë ndeshjes.

*Një numër i konsiderueshëm tifozësh dje në Ballsh, krahas vendësve pati edhe nga të kuqtë. Numri i tyre shkoi mbi 500 të pranishëm.

Arena e Lajmit


Teqja debuton si “ballshiot”, Kolela tërbohet me Matondon. Njihuni me pikantet e Bylis-Partizani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook