“Ndjej se mund të ndihmoj Çelsin”, Broja i gëzohet afrimit te Aubamejang: Do mësoj prej tij, e mirë ta kesh konkurrent

Afrimi i Pierr Emerik Aubamejang te Çelsi mund të ketë kufizuar hapësirat për Armando Brojën, por vetë sulmuesi i përfaqësueses shqiptare i sheh gjërat ndryshe. Duke folur për mediat angleze, ai ka theksuar se është i lumtur për faktin se sulmuesi nga Gaboni i është afruar bluve, pasi shpreson të mësojë sa më shumë prej tij.

broja

“Ai është një lojtar i madh. Ai ka bërë shumë në karrierën e tij deri tani dhe tani që ka ardhur te Çelsi, unë mund të mësoj shumë prej tij. ia ka dale te Arsenali dhe Barcelona, ndaj është një afrim i mirë i klubi, si dhe duket si një tip i këndshëm. Jam i entuziazmuar të mësoj prej tij dhe gjërat që ai ka mësuar. Është e mirë të kesh këtë konkurrencë në skuadër.

Ju mund të keni parë spekulimet në lajme, por jam tani këtu te Çelsi dhe kam firmosur kontratën time, ndaj jam i lumtur që jam në këtë klub mahnitës. Unë kam qenë gjithmonë një person besimplotë ndaj është e rëndësishme që të mbash atë dhe të kesh besim të vetvetja.

Unë ndjej se mund të ndihmoj shumë ekipin. Do të bëj më të mirën në fushë dhe jashtë saj në çdo mënyrë që mundem, besoj se mundem”, tha Broja.

Arena e Lajmit


“Ndjej se mund të ndihmoj Çelsin”, Broja i gëzohet afrimit te Aubamejang: Do mësoj prej tij, e mirë ta kesh konkurrent

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook