Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimin e tij në përvjetorin e masakrës së Reçakut në Kosovë.
Meta e cilësoi këtë tragjedi si një krim kundër njerëzimit i kryer nga regjimi kriminal i Millosheviçit.
“Nderim përjetë kujtimit të 45 martirëve të Masakrës së tmerrshme të Reçakut!
Ky krim kundër njerëzimit, siç me të drejtë e përkufizoi 24 vite më parë Ambasadori Walker, i tregoi botës të vërtetën e mizorive dhe gjenocidit në Kosovë nga regjimi kriminal i Millosheviçit.
Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë! LAVDI”. shkroi Meta.