Dinamo ka kompletuar stafin teknik. Arben Kasolli u është bashkuar bluve, duke marrë zyrtarisht detyrën e përgatitësit të portierëve.
Trajneri Nevil Dede e nisi punën te blutë vetëm me përgatitësin fizik Elton Kodra, por së fundi stafi u plotësua me ndihmësit Edmond Dalipi dhe Arben Kasolli.
Ky i fundit e ka përvojën e parë në Shqipëri, por ai vjen me një bagazh të konsiderueshëm profesional. Ai e ka marrë licencën e trajnerit të portierëve, ku ka jetuar për 30 vjet.
Pasi u shkëput nga futbolli i luajtur, ka qenë pjesë e stafeve të ndryshme teknike, deri te kombëtarja U-17 e Holandës.
Po ashtu, Kasolli ka qenë pjesë e një projekti për evidentimin e elementëve të rinj në Arabinë Saudite. Tashmë ka nisur një aventurë të re me Dinamon.
Arena e Lajmit