“Plumbi i Artë”, policia aksion në Elbasan, kontrolle në banesa e biznese

96

Policia dhe RENEA kanë zhvilluar kontrolle në Elbasan për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi Artë”.

BalkanWeb mëson se kontrollet kanë nisur që në orët të mëngjesit, ndërsa kontrollet janë kryer në banesa, biznese të këtij qyteti.

Operacioni i koduar “Golden bullet”, që është në vijim, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, tashmë i penduari i drejtësisë, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”.

Operacioni ‘Plumbi i Artë’  u shtri në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë dhe në të u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore dhe Drejtoritë Vendore të Policisë.

“Plumbi i Artë”, policia aksion në Elbasan, kontrolle në banesa e biznese

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook