– Pasi ka humbur dy ndeshje radhazi kundër Veronës në kampionat midis 2016-ës dhe 2017-ës, Milani ka mundur të qëndrojë i pamposhtur në gjashtë përballjet e tjera, në të cilat kanë ardhur 4 fitore dhe 2 barazime.
– Sa u përket ndeshjeve në “Bentegodi”, bilanci është i ekuilibruar me 11 fitore kuqezi kundrejt 10 të vendësve. Tetë janë barazimet.
– Në epokën e tri pikëve Milani ka arritur vetëm në një sezon (2001- ’02) që të mundë Veronën në të dyja fazat. Dy fitore nga 2-1 në atë rast.
– Milani nuk ka humbur asnjë transfertë gjatë këtij viti kalendarik, teksa për të gjetur disfatën e fundit larg “San Siro”-s duhet të kalojmë në nëntorin e 2021-shit kur ekipi i Piolit mundej nga Fiorentina 4-3.
– Në pesë ligat kryesore europiane vetëm Liverpuli (që nuk humb në kampionat që nga dhjetori), ka një ecuri më të gjatë pa humbje krahasuar me Milanin. 13 ndeshje pa humbje për kuqezinjtë në Serinë A, me tetë fitore dhe pesë barazime.
– Hera e fundit që Milanit kishte realizuar të paktën 77 pikë pas 35 ndeshjeve të Serisë A ishte në 2010/11, sezoni i titullit të fundit (me Allegrin në pankinë); në 15 sezonet e fundit, kuqezinjtë nuk e kanë prekur asnjëherë pragun e 80 pikëve pas 36 ndeshjeve të luajtura në Serinë A.
– Nga fillimi i marsit e në vazhdim, “Djalli” është ekipi që ka pësuar më pak gola në pesë turnetë e mëdha europianë (vetëm një në tetë ndeshje).
Arena e Lajmit