Statistikë e veçantë/ Nuk ndodhte prej 114 vitesh, skuadra zikaltër arrin rekordin historik në Serinë A

Atalanta ka arritur pasditen e djeshme të fitojë ndaj Monzës në transfertë me rezultatin 0-2, e vlefshme për javën e 5-të të Serisë A italiane.

ATALANTA

Për ekipin bergamask ka shënuar në minutën e 57′ Holjund dhe në minutën e 65′ ishte një autogol i Marlon që vulosi këtë takim.

Suksesi ndaj Monzës ka bërë skuadrën zikaltër që të arrijë një statistikë të veçantë në Serinë A italiane.

Sipas faqes së specializuar të statistikave “OPTA Paolo”, Atalanta kryeson e vetme Serinë A për herë të parë në gjithë historinë e saj 114 vjeçare.

Një arritje historike kjo për ekipin e drejtuar nga Xhanpiero Gasperini, ku bergamaskët ruajnë vendin e parë të klasifikimit në kuotën e 13 pikëve, teksa në 5 ndeshje në kampionat, kanë fituar 4, barazuar 1 dhe humbur asnjë, me një golavarazh 9-2, duke qenë mbrojtja më e mirë e kampionatit së bashku me Juventusin.

– Arena e Lajmit


Statistikë e veçantë/ Nuk ndodhte prej 114 vitesh, skuadra zikaltër arrin rekordin historik në Serinë A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook